Qeveria franceze ka vendosur kufizime për njerëzit e pavaksinuar, ndërs rastet me koronavirus kanë ardhur gjithnjë e në rritje.
Nga data 9 gusht, në Francë do të jetë e detyrueshme pasaporta e Covid-19 për hyrjen në vende publike si lokale apo nëse do duhet të udhëtojnë me tren ose avion. Që të jetë e vlefshme, pasaporta duhet të vërtetojë që personi është i vaksinuar plotësisht, të ketë test negativ për Covid si dhe të jetë i shëruar.
Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Projektligji i zgjatjes së lejes së shëndetit, i cili u miratua nga Parlamenti të dielën në mbrëmje, së pari duhet të miratohet nga Këshilli Kushtetues, i cili duhet të shpallë vendimin e tij në 5 gusht.
Kujtojmë se ky projektligj nxiti protesta masive në Francë, por mesa duket qeveria është e vendosur për ta çuar përpara këtë vendim për paralindimin e rritjes së rasteve me Covid-19.
Po ashtu, edhe në Itali nga data 6 gusht, të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç mund të hyjnë në restorante, kinema, teatër, pishina, palestra, por edhe në panaire, festivale, konferenca, parqe dëfrimi, salla lojërash, pjesëmarrje në gara vetëm duke paraqitur “kartën e gjelbër” që tregon se janë vaksinuar.
Në restorante do të jetë e nevojshme të paraqitet “karta e gjelbër” si për klientët ashtu edhe për punëtorët.
/iconstyle