Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tani sapo konfirmoi se Cristiano Ronaldo do të largohet menjëherë nga klubi, vendimi është marrë ⚪️⚫️
– “Po, Cristiano Ronaldo më tha dje se dëshiron të largohet menjëherë nga Juventusi. Eshtë e vërtetë dhe e konfirmuar. Kjo është arsyeja pse ai nuk po stërvitej sot dhe nuk është i disponueshëm për ndeshjen e nesërme ”.
– “Nuk jam i zhgënjyer nga Cristiano Ronaldo. Ai dëshiron të largohet nga Juventus dhe ai bëri një zgjedhje, ai do të kërkojë një klub të ri pas tre vitesh këtu.
Eshtë pjesë e jetës dhe jeta vazhdon ”. u shpreh Allegri duke konfirmuar largimin e CR7.
Destinacioni i Ronaldos nuk dihet ende por flitet se do e vazhdoje aventuren e tij ne Angli, saktesisht ne Man City.
Burimi: /Fabrizio Romano