Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka thuhet se mund të përballet me një hetim nga FIFA për faktin që veshi një fanellë me mbiemrin “Jashari” pas fitores 3-2 kundër Serbisë.
Të dyja skuadrat ofruan një ndeshje të fortë. Xherdan Shaqiri i dha epërsinë skuadrës së Zvicrës duke shënuar golin e parë.
Serbia përmbysi rezultanin duke shënuar dy gola radhazi. Por Zvicra arriti të rikuperonte duke e mbyllur lojën në 3-2. Fitorja e kualifikoi në fazën e ardhshme të Kupës së Botës, ndërsa Serbia u eleminua.
Përtej futbollit, ndeshja u shoqërua edhe me polemika. Kapiteni Xhaka u përplas fizikisht me disa futbollistë të Serbisë.
Granit Xhaka risked it all 😅 pic.twitter.com/CTVlVcB2Ga
— GOAL (@goal) December 3, 2022
Në fund të ndeshjes, ai hoqi fanellën e tij dhe veshi një ku shkruhej “Jashari”.

Zvicra dhe Serbia kanë qenë rivalë të vështirë këto vitet e fundit. Disa lojtarë të Zvicrës, përfshirë Shaqirin dhe Xhakën, kanë prejardhje nga Kosova.
Aludohet se Xhaka veshi fanellën “Jashari” për të nënkuptuar heroin kombëtar të Kosovës, Adem Jasharin, themeluesin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Serbia, një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe e konsideron si pjesë të sajën, mund ta cilësojë gjestin si provokim politik.
I pyetur nëse zgjedhja ishte politike, ai tha në një konferencë për shtyp:
“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardon Jasharin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke bërë.” Ardon Jashari është futbollist i kombëtares zvicerane, me prejardhje etnike shqiptare.
https://www.instagram.com/p/ClrshSDK9-j/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ff03a7b3-f34f-42a1-a328-b2976c1d3447
Në video të bëra virale, njerëzit mendojnë se Xhaka vrapoi duke imituar lëvizjen e shqiponjës në fluturim.
https://twitter.com/almaaaas19/status/1598810309569007616?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1598810309569007616%7Ctwgr%5E7de029485dd8f895bc047154c050566f4b7fb6ff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F67284%2Fzvicer-vs-serbi-c-shkruhej-ne-bluzen-e-granit-xhakes-futbollisti-mund-te-hetohet-nga-fifa
Nëse Xhaka do të hetohet nga FIFA, do të jetë hera e dytë për të. Ai dhe Xherdan Shaqiri iu nënshtruan një procesi të gjatë hetimi pasi bënë shqiponjën me duar në ndeshjen Zvicër-Serbi në Kupën e Botës në Rusi, katër vite më parë.
https://www.instagram.com/p/BkXW6QIgFNP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3684c503-80bf-4f41-a93e-ee813b776d8a
Pas hetimit, Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me një gjobë simbolike, 10 mijë franga zviceriane. Festimi i tyre duke bërë shqiponjën me duar nuk u konsiderua si provokim politik nga FIFA, thjesht gjest josportiv.
Asokohe, Federata Serbe e Futbollit u gjobit me 54 mijë franga zviceriane me argumentin se tifozët serbë shfaqën postera diskriminues dhe hodhën objekte në fushë.
Burimi: /Anabel
