Lajmi i ndarjes nga jeta të artistes Hueyda El Saied ishte i papritur për opinionin publik, miqtë dhe familjarët. Të prekur nga dhimbja e humbjes së një artisteje dhe një mikeje të rrallë, kolegët dhe miqtë e saj kanë shprehur publikisht ngushëllimet, duke shkruar dy fjalë për një njeri të bukur me shpirt po ashtu të bukur që nuk është më mes nesh.
Buzëqeshja në fytyrën e saj nuk e kishte tradhtuar në asnjë moment dhe të paktën në radhët e publikut që kishte memorizuar portretin e saj edhe pas shkëputjes nga ekrani, nuk e kishin dalluar asnjëherë problemin që ajo kishte me shëndetin.
Hyeda ishte gjithmonë pozitive, dhe këtë energji ia transmetonte kutdo që e takonte, qoftë edhe vetëm në herë, por edhe publikut shqiptar, që nuk e harron portretin e saj të ëmbël dhe fjalët po aq të ëmbla.
Nga Blendi Fevziu, Jonida Aliçkolli, Rudina Magjistari, Bledi Strakosha, Ervin Kurti, Arbana Osmani e shumë personazhe të tjerë të njohur, kanë mbushur rrjetet sociale me dedikimet prekëse pas lajmit të trishtë.
Edi Rama
Rama ka ndarë në profilin e tij një foto të artistes shqiptare me origjinë sudane me një mesazh lamtumire.
“Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruan kryeministri Edi Rama krahas fotos.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/437297427765924
Irma Libohova
Këngëtarja e njohur, Irma Libohova ka zbuluar dhe një nga mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me artisten e ndjerë.
“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’dua ta besoj!!”, shkruan ajo.
Bledi Strakosha
Miku i saj, Bledi Strakosha shprehet i tronditur nga lajmi i trishtë:
“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”
https://www.instagram.com/p/CWnHqb-N4Rp/?utm_source=ig_embed&ig_rid=17a6c315-caf9-4c89-a2ec-1f497cffc345
Jonida Aliçkolli
Gazetarja Jonida Aliçkolli, krahas një fotoje me të, e një bisede me artisten, ku e fton në emision, shkruan:
“Nuk kam fjale ta pershkruaj sa i trishte ishte ky mengjes… Do vazhdoj te te pres ne studio, ne nje forme apo ne nje tjeter do me vish… Ti i mbaje gjithmone premtimet! Nuk ka njeri qe te njohu ne kete jete qe nuk i eshte therrmuar shpirti sot… Qofsh e parajses”
https://www.instagram.com/p/CWnT4VoNlip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=66b2c2ef-7b07-4bbe-a2cf-15ab00bf8bd2
Rudina Magjistari
Rudina Magjistari, prezantuesja e njohur shkrua: “O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste! #hueydaelsaied #RIP”.
Blendi Fevziu
Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi bashkë me balerinën kur ishin të rinj.
“Ishe e re dhe e doje jeten shume per te ikur kaq heret. U prehsh ne paqe Huejda…”, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/CWnORSatT3u/?utm_source=ig_embed&ig_rid=64b6bb59-5f3f-4e75-8af9-6cf72138599d
Arbana Osmani
“Shumë e lumtur që ndava një copë rrugë me një artiste shumëdimensionale dhe një njeri fantastik e frymëzues, u prehsh në paqe Huyeda”, shkruan moderatorja Arbana Osmani.

Paloma
