Një romancë e re po lind në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Kristit dhe Keisit, mirëpo babai i kësaj të fundit, Sabiani, duket se nuk është fort dakort me këtë gjë.
Pak ditë më parë ai ndau një video të Luizit, ku shprehej se: “Keisi është si ferrari, ndërsa Kristi si Golf 2″.
Ndërsa, ditën e sotme ai ka ndarë një tjetër video në profilin e tij në TikTok.
Këngëtari kishte përdorur një audio të vjetër nga një intervistë e tij së bashku me Keisin ku thoshte se ajo e ka vetë në dorë se çfarë djali do të zgjedhë, ama kishte shtuar se “zorraxhinj nuk dua në shtëpi”.
Këtë audio Sabiani e kishte përdorur në videon e postuar teksa e kishte shoqëruar me shkrimin: “❌E theksoj❌ ZORRAXHINJ NUK DUA NË SHTËPI” dhe më pas kishte bërë tag vajzën e tij Keisin.
Gjithashtu, nëpër komente të gjithë ndjekësit e kuptuan se ky ishte një mesazh i qartë për të shprehur se nuk e pëlqen aspak Kristin.
“Mesazh i qartë”- komentoi një nga ndjekësit e Sabianit, koment të cilit këngëtari i ka bërë “like”.