Zi në familjen e Getoar Selimit, reperi humb personin e afërt

Sot është një ditë e trishtë për familjen e reperit Getoar Selimi pasi halla e reperit është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i artistit përmes një postimi në “Facebook”.

Ai ka postuar një foto përmbi të cilën shkruan: “Me dhimbje dhe pikëllim njoftojmë se sot ndërroj jetë Halla jonë”.

Kujtojmë që dje për Getin ishte një ditë me të vërtetë e bekuar, pasi vajza e tij Marget festoi ditëlindjen e parë dhe nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga reperi.