Këngëtarja Jennifer Lopez ka shqetësuar së fundmi fansat e saj.
Pak ditë pas një postimi ku ajo pozonte e lumtur krah bashkëshortit të saj, Ben Affleck dhe me të cilin u dha fund thashethemeve se po përjetojnë një krizë, Instagrami i saj është bërë “black”.
Nuk ka asnjë postim në Instagram, ndërsa ka ndryshuar foton e profilit në Facebook, ku duket vetëm firma e saj.
E vetmja gjë që mund të shohësh në Instagramin e saj janë ndjekësit dhe gjithçka tjetër është e zezë. Fansat janë ndarë në dy pjesë, një pjesë e tyre thotë se ka ndodhur diçka me aktorin dhe pjesa tjetër se diçka e madhe po vjen, një projekt i artistes.
Nga ana tjetër, në komentet në foton e saj të profilit në “Facebook”, artistja merr ngushëllime pë një “humbje” çka do të thotë se mund të ketë humbur një person të afërt, por JLo ende nuk ka reaguar.