Rasti i rëndë i përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, nxiti mjaft reagime të ndryshme nga një pjesë e madhe e popullit.
Mes tyre, një reagim erdhi dhe nga ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj, e cila reagoi në një video në rrjetin social TikTok, e cila nuk u prit mirë nga blogerja e seksit Zhaklin Lekatari.
Shqipja shprehej gjatë videos se sipas saj duhet të hapen shtëpitë publike për “këto meshkujt të pafytyrë.”
“Zakonisht nuk e kam në natyrë që të tërheq fjalët e mia, por dikur kam thënë që nuk do doja që të hapeshin shtëpitë publike për arsye që njerëzit të martoheshin, të ndërtonin familjet e tyre. Por sot me këto rastet ku një vajzë përdhunohet, dhunohet, që është edhe e mitur për më tepër, jam shumë pro që të hapen shtëpitë publike për kto meshkuj të pafytyrë, për këta që thjesht janë meshkuj. Nuk kanë as edukatë as norma as asgjë.” shprehej mes të tjerash Hysenaj.
Pasi videoja u bë virale, blogerja Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të ashpër në profilin e saj në Instagram duke ripublikuar videon e Shqipe Hysenajt.
“Ka ardhur koha të mbyllësh gojën, e të mos normalizosh dhunën për punonjëset seksuale. Ka ardhur koha të kuptosh që mungesa e kulturës nuk zëvendësohet nga rritja e marrëdhënieve seksuale. Qepe gojën!!!”