Padyshim qe Bora Zemani ka qene nje nder emrat me te perfolur keto kohe e sidomos gjate pjesmarrjes se Donaldit ne “Big Brother VIP”.
Moderatorja eshte kujdesur te jete gjithnje hermetike sa i perket jetes se saj private apo menyren si eshte ndjere nga gjithe buja e krijuar.
Mirepo, gjate nje pyetesori te organizuar diten e sotme Bora ka folur per impaktin qe ka gjithe kjo vemendje e madhe ndaj saj.
“A eshte e veshtire te jesh ne qender te vemendjes kudo?”- u pyet Bora, pergjigjia e se ciles ishte.
“Ohh shume!!
Nga jashte duket bukur sepse ne profesionin tim te qenit ne qender te vemendjes eshte e rendesishme! Por ka shume presion!!
Ka fjale pas cdo veprimi ose mosveprimi. Komentohet gjithcka nga gjithkush. Cdo gje shihet me lupe dhe nje lapsus quhet gafe. Kam kaluar periudha te veshtira ku cdo mengjes zgjohesha me ankth “cfare ka plasur sot”.
Por po behen gati 3 vite me kete vemendje qe eshte rritur gjithmone e me shume dhe te pakten kam mesuar ta menaxhoj qe mos te ndikoj aq keq tek une! Patjeter qe ka momente qe merzitem por e detyroj veten ti pergjigjem dy pyetjeve. “Cfare qellimi ka kjo qe kane thene?!” Dhe mbi te gjitha “kush e ka thene?!”