Ditën e djeshme teksa po diskutonte me banorët e shtëpisë së BBV, Keisi u shpreh e bindur se babai i saj, Sabiani është dakord për lidhjen e saj me Kristin.
Madje ajo u shtoi se edhe nëse Sabiani nuk do të ishte dakord, nuk do të hiqte dorë nga Kristi.
Mirëpo nisur nga deklaratat e saj, Sabiani ka marr një vendim të papritur ndaj Keisit ditën e sotme.
Ai e ka hequr nga Instagrami Keisin, madje ka fshirë të gjitha fotot që kishte me atë.
Një vendim që ka habitur jo pak publikun.
Ky nuk është reagimi i parë që Sabiani bën për lidhjen e vajzës së tij me Kristin.
Pak ditë më parë këngëtari publikoi një video në TikTok ku u shpreh se nuk pranon zorraxhinj në shtëpi, referuar Kristit.
Sabiani gjithashtu ripostoi mesazhet private të Kristit me ish partneren e tij jashtë BBV.