Disa nga djemtë, pak para nisjes së puntatës së të premtes, bëjnë parashikimin se kë do të zgjedhin vajzat për këtë javë.
Juli, Ervisi, Murati dhe Ani hamendësojnë preferencat e vajzave duke marë shlak nga situatat e ndodhura gjatë javës në studio.
Sipas tyre, Ola do të zgjedhë Muratin ose Andin, Aristela Princin ose Julin, Sara Ervisin, Jasmina një nga djemtë e rinj, Antonela Aleksandrin dhe Sindi një nga djemtë e rinj.
Gjithashtu djemtë shprehin dhe preferencat tyre, ku Juli shpreh dëshirën për ta zgjedhur Aristela dhe Ola, ndërsa Ervisi priste një zgjedhje nga Sara.
Këto ishin vetëm mendimet dhe dëshirat e tyre por le të shohim kë do të zgjedhin në të vërtetë vajzat këtë të premte.