Ashtu siç edhe vetë Eduart Grishaj konfirmoi, mbrëmjen e nesërme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Çifti që u njohën përgjatë rrugëtimit të “Big Brother VIP Albania”, kanë vendosur të marrin këtë hap të madh teksa do të ndiqen nga miliona shqiptarë.
Teksa ishte e ftuar në “Fan Club”, ndryshe nga çfarë u aludua, Kiara tregoi se dëshmitare në dasmën e saj me Luizin do të jetë tezja e saj.
“Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër…”.
Ndërkohë në rrjete sociale është ”zbuluar” dhe vendi se ku do të mbahet ceremonia e celebrimit.
Është pikërisht Bashkia e Tiranës, ku nesër mbrëma do të kthehet në një ambient magjik për çiftin e vetëm të BB Vip 2 që do të martohen.
Është pikërisht kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që do të kurorëzojë çiftin, këtë herë zyrtarisht.