Modelja e njohur shqiptare Anisa Mukaj prej shumë kohësh është zhvendosur përtej oqeanit ku zhvillon karrierën e saj.
Ajo është mjaft aktive me postime, mirëpo është një detaj për të cilin dihet fare pak – jeta e saj private.
Prej kohësh, Anisa po shijon një romancë. Ajo është në lidhje dashurie me Miguel Lua, menaxherin e super yllit të muzikës, Maluma.
Anisa i ka uruar sot ditëlindjen personit të zemrës duke vulosur kështu lidhjen edhe për ndjekësit e saj të shumtë.
Lua është prej kohësh në industrnë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte ranguar në Billboard në mesin e top producentëve premtues që “lëvizin ujërat” e industrisë diskografike.