Zbulohet kush është vajza që u shfaq krah Butrint Imerit

Butrint Imeri mbase qëllimshëm, ngriti pluhur ditën e djeshme duke publikuar një video krah një vajze, me të cilën dukej goxha i afërt.

Kaq u desh dhe ndjekësit e mediat aluduan se mos këngëtari na zbuloi të dashurën e tij të re.

Por jo… Mësohet se brunja bukuroshe është figurantja e videoklipit të ri të këngëtarit, dhe quhet Dragana.

Modelja dhe këngëtari kanë shkrepur videon gjatë xhirimeve të klipit të ri që po realizohet në Kroaci.