Zbulohet konkurrenti i dytë i “Love Island” (Foto)

Na ndajnë vetëm dy ditë nga startimi i “Love Island Albania” e sakaq detajet e para kanë filluar të bëhen publike.

Pasi u bë me dije se programi dating do të nisë më 3 shtator, faqja zyrtare në Instagram zbuloi ditën e djeshme personazhin e parë që do të marrë pjesë, e cila ishte një vajzë me emrin Ilda.

Ndërsa sot është zbuluar një tjetër konkurrent. Bëhet fjalë për Aleksandros, një djalë simpatik, i cili është një prej djemve që do të qëndrojnë në ishullin e dashurisë.

Ai ka qenë pjesëmarrës në “Love Island Greece” e madje ka shkuar deri në finale dhe vjen në Shqipëri për një eksperiencë të re.

https://www.instagram.com/p/Cwp2fHEtdFW/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Kujtojmë se “Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri nga televizioni Klan dhe nga autorja e moderatorja Luana Vjollca.

Tani që numërimi ka nisur mbrapsh, në mediat sociale të programit janë zbuluar edhe këto rregulla të programit:

1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.

2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.

3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.

4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.