Zbulohet emri i programit që do të sjellë Rozana Radin në ekran

Rozana Radi prej kohësh ka paralajmëruar ndjekësit se do të vijë me një projekt të veçantë.

Projekti i saj së shpejti fillon pasdite, duke ju bashkuar kështu grupit të madh të pasditeve në ekranet shqiptare.

Megjithatë Rozi ka hapur një pyetësor virtual dhe ndjekësit e saj kanë nisur nga hamendësimet se si do të quhet pasditja e saj.

Në postimin e fundit një nga mikesht e saj shkruan:

Unë kam qenë me fat që i kam kaluar me një “Rose” tani e keni edhe ju. Me këtë rast mikesha e saj sapo a zbuloi emrin e programit.