Më në fund e kemi një përgjigje se si quhet djali i Rihanna-s!
Sipas Daily Mail, Rihanna dhe A$AP Rocky e kanë quajtur djalin e tyre RZA Athelston Mayers.
Djali i tyre mesa duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit hip hop Wu-Tang.
Rihanna dhe A$AP Rocky u bënë prindër për herë të parë më 13 maj 2022.
Në shkurt 2023, këngëtarja zbuloi gjatë performancës në Super Boël se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së dytë.