Prej kohesh po perflitet per startimin e show-t te vallezimit, “Dancing with the stars Albania” ne Top Channel.
Ky lajm u konfirmua pak kohe me pare, kur Bora Zemani beri me dije me ane te nje postimi ne Instagram se do te jete moderatorja e spektaklit.
Mirepo, persa i perket jurise pati shume aludime se ky rol do t’i besohej Ilir Shaqirit.
Nuk dihet pse, por Iliri zgjodhi Tv Klan para Top Channel, ndaj dhe ai do te jete kryetar jurie ne “Dance with me”.
Por, kush do te jete kryetar i “Dancing with the stars”?
Burime nga Top Channel konfirmojne se ky pozicion do t’i besohet balerinit te famshem me nje karriere te gjate dhe te suksesshme ne Itali, Kledi Kadiut.
Kujtojme se pak me pare u be e ditur nga “Kryefjala” se nje anetare tjeter e jurise do te jete Valbona Selimllari.