Prive në rubrikën “E vërtetë/E pavërtetë”, ka treguar se arsyeja e ndarjes së çiftit Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ka qenë marrja e një hapi madhor.
Përflitet se këngëtarja ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.
Pavarësisht ndarjes DJ Geek vazhdon ta mbështësë Dafinën në projektet e saj muzikore, por nuk e dimë nëse do të jetë edhe për shumë kohë pjesë e labelit të saj.
Kujtojmë se aludimet për ndarjen e çiftit filluan disa javë më parë, ku u vu re se dyshja kishte fshirë fotot me njéri-tjetrin nga profilet e Instagramit, si dhe nuk ndiqeshin më.