Para dy ditesh, ish konkurenti i Perputhen 40+, Olti shperndau me ndjekesit e tij ne Instagram nje video ku dukej Lindita shume e revoltuar duke perdorur fjale banale kundrejt Oltit, madje duke perdorur edhe dhune fizike ne disa raste. Video kjo e xhiruar pa dijenine e Lindites.
Marredheniet mes dyshes ditet e fundit te programit nuk kane qene aspak te mira, pasi Lindita e akuzonte Oltin se ky i fundit kishte lidhje me nje vajze tjeter jashte programit, nga e cila merrte edhe telefonata kercenuese per te mos u marre me me Oltin, megjithese Olti vazhdonte te mohonte cdo gje.
Pas publikimit te videos, publiku u konfuzua pasi arsyeja e vertete e kesaj perplasjeje nuk dihej.
Por, tashme Lindita vendosi te flase. Me ane te nje videoje Live ne Instagram, bashke me Gilberten, ajo u shpreh se ishte Olti ai qe e kishte provokuar sherrin duke iu drejtuar asaj me fjale banale ne fillim, e me pas kjo solli revoltimin e madh te Lindites dhe situaten ne videon e postuar.