Mbretëresha Elisabeth ka filluar të mos jetë më e pranishme në të gjitha eventet mbretërore. Pak kohë më parë një zëdhënës i familjes lajmëroi se mbretëresha do të qëndronte disa kohë në spital pasi duhet të bënte disa kontrolle mjekësore.
Pasi u rikthye në krye të monarkisë disa ditë më parë, Elisabeth është tërhequr sërish nga impenjimet mbretërore. Ajo lajmëroi se do të mungonte në shërbimin e të Dielës së Përkujtimit në Cenotaph në Londër pasi ka probleme me shpinën.
Ndoshta ky mund të jetë problemi që e kufizoi dhe herën e kaluar. Pallati Buckingham lajmëroi se monarkja 95-vjeçare, ishte “e zhgënjyer” që nuk mori pjesë në këtë ngjarje.
Mesa duket sovrania nuk e ka marrë akoma veten. Sipas disa burimeve, edhe pse pa dëshirën e saj, do detyrohet të largohet nga të gjitha detyrat, pak e nga pak.