Programi i vallezimit “Dancing with the stars” do te startoje ne muajin tetor e deri tani jane bere te ditur disa nga personazhet dhe anetaret e jurise.
Pervec Kledi Kadiut i cili do te jete kryetar jurie, burime per “Kryefjala” kane zbuluar nje tjeter emer te njohur.
Ajo eshte gazetare, opinioniste, infulencer dhe se fundmi do te jape edhe piket dhe opinionin e saj ne fushen e kercimit dhe behet fjale per Dalina Buzin.
Dalina eshte prej dy sezonesh pjese e programit “Goca dhe Gra”, por se shpejti do ta shohim edhe te premten në ekranin e Top-Channel.
Duke qene se ne sezonin e kaluar te “Goca dhe Gra” Dalina kerceu dhe e cilesoi kercimin si pasionin e saj, menjehere u perfol se ajo do te ishte nje nga konkurrentet e programit, por mesa duket produksioni i Dancing kishte rezervuar diçka tjeter per te.
Kujtojme se konkurrentet pjesmarres qe jane bere te ditur deri tani jane: Alban Nimani, Sara Hoxha, Megi Pojani, Isli Islami, Salsano Rrapi, Ardit Cuni, Deborah Keçi , Irini Qirjako, Arber Cepani, Julka Gramo, Elhaida Dani dhe Ilir Dushkaj.