Zbulohen pamjet e ambjentit ku do te qendrojne konkurrentet e “Love Island”

Dit pas dite po zbulohen detaje të reja për “Love Island Albania”, programin dating që do të nisë më 3 shtator.

Ditën e djeshme faqja zyrtare në Instagram ka zbuluar konkurrenten e parë, Ilda, një personazh shumë i njohur në TikTok.

Ndërsa sot janë publikuar fotot e disa nga ambientet më pikante të vilës luksoze ku do të realizohet reality show.

Love Island Albania pritet të nisë në 3 shtator në orën 21:00, teksa moderatorja dhe autorja e programit, Luana Vjollca është drejt finalizimit të detajeve të fundit.