Siç është bërë e ditur, Dance With Me Albania do nisë të hënën, datë 19 shtator, në Tv Klan.
Ndërkohë që shumë gjëra mbeten surprizë për të hënën e ardhshme, kokurrentët VIP kanë nisur të zbulohen.
Të radhës janë këngëtarja Orgesa Zaimi dhe ish-Miss Kosova 2007, Arbnora Ademaj.
Jemi të sigurt se skenën di ta pushtojë shumë mirë me këngën, por nuk e dimë nëse Orgesa do të jetë një uragan edhe në kërcim.
Kurse Arbnora Ademaj pritet të rikthehet në skenën shqiptare për të shpalosur aftësitë e saj në kërcim. Atë e kemi parë si aktore në kinematografinë turke dhe tanimë do të eksperimentojë në një fushë krejt tjetër.
Të tjerë konkurrentë të konfirmuar në “Dance With Me Albania 8” janë: Luiza Gega, Cindy Marina dhe Valon Shehu.
Burimi: /RevistaClass