Dua Lipa me familjen e saj dhe partnerin Anwar, morën vëmendjen e të gjithëve me dy ditët e qëndrimit në Tiranë ku pari disa vizita zyrtare dhe një mikëpritje të ngrohtë në Pallatin e Brigadave.
Me një galeri fotosh në Instagramin e Dukagjin Lipës, babait të Duas shfaqet darka ku të pranishëm kanë qenë: kryeministri Rama me bashkëshorten e tij Linda, vajza Rea dhe Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola.
“Vizita në Rezidencën Mbretërore shqiptare me kryeministri Edi Rama ishte një eksperiencë e veçantë. Faleminderit që na bëtë të ndihemi pjesë e familjes tuaj. Me dashuri dhe respekt, familja Lipa”, shkruan Dukagjin Lipa.
https://www.instagram.com/p/CRtL2xZLu5G/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9a35a043-46b4-43ae-ad9c-399c9fafd4b6
Dua erdhi në kryeqytet për nismën e rindërtimit të një kopshti në qendër të Tiranës.
Ajo ndodhet momentalisht në jug të Shqipërisë me pushime bashkë me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid.
/revistawho
