Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP” ka qenë e mbushur me plot debate mes banorëve, ku më pas janë përfshirë edhe dy opinionistët, Zhaklina dhe Arbër Hajdari.
E gjithë situata u agravua pas një klipi të transmetuar në shtëpi, në të cilën shihej sjellja e disa prej banorëve ndaj Luizit, para dhe pasi u vunë në dijeni të famës së tij.
Në këtë moment, fjalën e mori Arbër Hajdari i cili u shpreh se ndryshimi i sjelljes së Efit, Kiarës dhe Ronaldos ka ndodhur pikërisht pasi panë famën e madhe që Luizi kishte fituar jashtë.
Mirëpo opinionisti harroi një faktor kryesor; ai dha (pa dashur) informacione mjaft të rëndësishme nga jashtë, duke thyer rregullin kryesor të programit.
Për shkak të fjalëve të Hajdarit, Luizi u vu në dijeni se jashtë “Big Brother VIP” po bëhet nami për të.
Megjithatë një reagim e pati dhe këngëtari për informacionin e dhënë nga opinionisti.
Ai u shpreh se i duket e padrejtë që një situatë e ndodhur jashtë reality show-t të bëhet i ditur për banorët e tjerë që nuk dinë se çfarë po ndodh jashtë.
Gjithashtu Arbana e përmendi faktin se Arbri dha më shumë informacione seç duhej.
Me siguri nëse do ishte banor, tashmë do kishte mbërritur zarfi i zi për Arbër Hajdarin. /Lokimagazine.com