[ad_1]
12 muajt e fundit kanë qenë të shkëlqyera për Xiaomi që edhe sot vazhdon të mbushë boshllëkun e lënë prej Huawei në botën e smartfonëve.
Kompania postoi rezultatet financiare të tre mujorit më të fundit dhe ato janë impresionuese me rritje dyshifrore në të ardhura, fitim e dërgesa.
Mes muajit Prill dhe Qershor të këtij viti Xiaomi ka shitur 52.6 milionë smartfonëve, ose 86.8% më shumë sesa një vit më parë. Në mbarë botën pjesa e tregut e Xiaomi arriti në 16.7% duke e bërë kompaninë të dytën më të madhe në botë pas Samsung dhe para Apple.
Nga smartfonët e shitur, 12 milion i përkisnin segmentit të 300 eurove. Kompania ka investuar gjithashtu edhe në IoT dhe produkte të stilit të jetesës shitjet e të cilave u rritën me 35.9%.
Sot janë 374 milionë pajisje IoT të lidhura në platformën e Xiaomi. 7.4 milionë përdorues kanë të paktën pesë pajisje si pastrues vakumi, pastrues ajri, kontrollues të lagështirës, termostate, llampa ndriçimi e kamera sigurie.
Xiaomi ishte kompania me shitjet më të larta në 22 tregje të botës përfshirë vende si Italia dhe Franca ndërsa në Spanjë ruan këtë pozicion që prej 18 muajsh. /PCWorld Albanian
[ad_2]