Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë përfolur vazhdimisht javët e fundit se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Së fundmi, ata kanë realizuar një set fotografik për festat e fundvitit dhe ky lajm ka filluar të diskutohet sërish.
Gjithçka ka nisur nga një postim i Rezarta Shkurtës, e cila është edhe autorja e fotove.
Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë tek barku i këngëtares. Ndërsa, Rezarta ka shkruar sipër fotos: “Së shpejti”.
Megjithatë, nuk na mbetet veçse të presim për një konfirmim nga dyshja.