Mbërmjen e së mërkurës tre artistë shqiptarë publikuan bashkëpunim e tyre. Flasim për Getoarin, Majkun dhe Xhensila Myrtezaj.
Mes Getit dhe Majk kemi parë edhe herë të tjera bashkëpunime, ndaj surpriza kësaj radhe ishte këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
“Mëkati jem” bëri bashkë dy reperat nga Kosova dhe këngëtaren nga Shqipëria duke krijuar këngën që duket se po komentohet shumë që në orët e para pas publikimit.
Duket se për pjesën më të madhe të komentuesve Xhensila nuk është emri i duhur për këtë trio dhe se timbri dhe personazhi i saj nuk është gjendur bukur në këtë bashkëpunim.

Këngëtarja ka zgjedhur një look krejt ndryshe për debutimin në “mëkati jem” ku paraqitet me flokë të prera shkurt dhe me veshje më trasgresive nga sa publiku është mësuar ta shohë më shpesh.
Kënga është publikuar 20 orë më parë dhe ka mbledhur rreth 298 mijë shikime, një shifër e ulët në krahasim me këngët ë kanë tendencë për t’u kthyer në hite.
