Xhensila feston sot ditëlindjen, Besi dhe Ajka e befasojnë me surprizën emocionuese

Dita e sotme ka nisur me festë në shtëpinë e Bes Kallakut dhe Xhesila Myrtezaj.

Sot këngëtarja e dashur, feston 30 vjetorin e saj të lindjes.

Përmes disa videove në llogarinë e Instagramit, Xhensila ka ndarë me ndjekësit se si ka nisur dita e saj e veçantë.

Në video shihet teksa artistja befasohet nga surpriza e veçantë që kanë përgatitur për të Besi dhe vajza e tyre e vogël, Ajka.

Ata kanë zbukuruar një pjesë në shtëpisë me tullumbace e mjete të tjera festive dhe së bashku kanë kënduar për Xhensilën këngën e ditëlindjes.