Xheloze për Jorin, Kiara i kundërvihet Luizit: ”Ti pres ti jap në dorë”

Një situatë mes Luizi dhe Jorit duket se ka shkaktuar xhelozi tek Kiara.

Dyshja ishin duke u larë në dushe të ndryshëm por afër njeri-tjetrit, ndërsa Luizi po hidhte fjalë për Jorin.

Mirëpo kjo gjë i ka ardhur paksa si “hidhur” Kiarës, e cila la grimin për t’i shkuar Luizit dhe për t’i “tërhequr veshin”.

Në momentin kur Luizi ishte duke u larë, Kiara ndërhyn dhe i thotë të bëjë kujdes, ndryshe e ka keq punën.

Kujdes, (ti pres) ti jap në duar“, dëgjohet t’i thotë Kiara Luizit.

Më pas ajo filloi ta hapte këtë temë në dhomën e gjumit tek po i thoshte Luizit se po ri e tërhequr dhe po duron çdo gjë që po shikon, mirëpo ai ja mbylli muhabetin duke i thënë “mjafton”.