Ceremonia e “Topit të Artë” bëri bashkë futbollistët më të mirë të Evropës, në një mbrëmje gala në Paris.
Pjesëmarrës ishin dhe yjet e Barcelonës, Pedri , Pablo Gavi dhe Robert Lewandowski, teksa këta dy të fundit fituan dhe nga një çmim.
Këtë fitore skuadra katalanase duket se e ka festuar me këngë shqip, teksa të rrjetin social “Tik Tok” kanë postuar një video nën ritmet e “Habibi” të DJ Gimi-O x Ricky Rich dhe Dardan.
Pak me pare reagoi dhe Dj Gimi teksa ripostoi videon e publikuar te ekipit katalanas dhe e bashkangjiti me shkrimin: “Kur ekipi i Barcelones perdor muziken time. Gezuar”