Loredana ka njoftuar se së shpejti do të nisë një turne muzikor dhe fansat e saj do të kenë një mundësi të shohin më nga afër artisten.
Së fundmi me një tjetër postim në llogarinë e saj në Instagram ajo njoftoi se shitja e biletave ka nisur.
Në faqen zyrtare të shitjes së biletave shkruhet “Loredana po ngre nivelin e turneve më shumë se asnjëherë më parë me turneun e saj “Wifey” në vitin 2023.
Sipas faqes, turneu do të fillojë me 2 mars deri me 18 mars dhe se biletat do të kushtojnë 44,55 euro.