Ditët e fundit një lajm i bujshëm nga bota e sportit ka “pushtuar” gjithë mediat. Dy protagonistët janë Wanda Nara dhe Mauro Icardi që përfliten për një ndarje, per shkak te nje tradhetie nga ky i fundit.
Sipas disa thashethemeve, Wanda kishte punësuar një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e bashkëshortit të saj, madje duke shkuar aq larg sa të piratonte celularin e tij në mënyrë që të zbulonte tradhtinë.
Sipas programit televiziv “Los angeles de la manana”, aktorja China Suarez i kishte shkruajtur sulmuesit:
“Një ditë do të na duhet të dalim unë dhe ti, në një pjesë të botës ku askush nuk na njeh”.
Ata të dy preferuan të përdorin Telegramin në mënyrë që të mos zbuloheshin por gjithsesi nuk arritën t’i shpëtonin zgjuarsisë së hetuesit privat të punësuar nga vetë Wanda Nara.
Falë hakimit të celularit të Icardit, bisedat e këtij të fundit filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe më pas u përhapën kudo.
Një gazetare zbuloi gjithashtu se Wanda Nara tashmë ka paraqitur kërkesën për divorc. Këto ishin fjalët e saj:
“Wanda paraqiti kërkesën për divorc këtë mëngjes dhe ajo zemërohet çdo ditë. Ajo është në Milano me mikun e saj Kenny Palacios (parukieri i saj, ed) dhe dy vajzat e saj.”