Reperi i famshëm, Noizy ishte ndër personazhet e para që reagoi pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8-vjeçar.
Në një postim në Instagram, reperi shprehej se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhej pushkatuar, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama për të rikthyer dënimin me vdekje.
Por pas kreut të qeverisë, Noizy ka bërë një tjetër thirrje, këtë herë për të burgosurit.
“Kjo foto është për të gjithë çunat me vlerë dhe sedër që janë nëpër burgjet e Shqipërisë. Kur ta shihni ta kemi parasysh vetë…kini kujdes o çuna aty brenda se ky është i fortë, ka vrarë një fëmijë 8-vjeçar”, ka shkruar Noizy, në thirrjen e tij të pazakontë.
Sakaq, përveç tij, kanë qenë të shumtë personazhet që kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje që tronditi një Shqipëri të tërë.
Ndërkohë, ditën e sotme jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, dhe situatA në Gjykatën e Fierit ka qenë tepër e tensionuar.