Ditën e djeshme Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë pasi solli në jetë vajzën, për të cilën moderatorja dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, kanë zgjedhur emrin Zoi.
Një ëndërr të bërë realitet e ka quajtur Arbana ardhjen në jetë të së bijës, teksa nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit, fansat, miqtë e shumë personazhe të njohur, disa prej të cilave ajo i ka ndarë edhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë sot, dita ka filluar më bukur se asnjëherë për moderatoren dhe Zoin e vogël sepse dy vizitorët e parë, më saktë 3 viziotorët e parë të tyre kanë qenë vërtetë të veçantë.
Nga postimet e Arbanës në InstaStory shohim që vizitat e para të kësaj të premtje kanë qenë nga ata që tashmë janë vëllezërit e mëdhenj, Joni dhe Diell.