Vite pa folur, konkurrenti i “Për’puthen 40” tregon ç’i tha ish-partnerja pasi doli në emision

Një ndër konkurrentët e programit më të ri “Për’puthen +40” është Ndriçim Gjeci.

Në puntatën e transmetuar sot, ai ka zbuluar një prej mesazheve që i ka mbërritur pasi është prezantuar në këtë program.

“Pas shumë vitesh kërkimi falje, më pa në ekran dhe më tha “të mos jesh kaq i turpshëm”. Unë jam pak i turpshëm si natyrë, por do përpiqem të jem vetvetja”, tha Ndriçimi duke zbuluar kështu mesazhin që i kishte dërguar ish-bashkëshortja.

Ndriçimi ka lindur në Kavajë dhe jeton atje. Ka një biznes privat ku dhe e menaxhon vetë. Ai është 54 vjeç.

Kujtojmë se të dielën e kaluar në “Për’puthen Prime” u prezantuan konkurrentët e rinj të “Për’puthen +40”. Si fillim i janë bashkuar programit 4 zonja nga mosha 40-64 vjeç.

E para që ju bashkua emisionit ishte Gilberta Simoni 43 vjeçe nga Lushnja që punon si mësuese. Erlina Ogreni ishte konkurrentja e dytë me origjinë nga Lushnja, e cila prej 7 vitesh e gjysmë është divorcuar dhe ka një vajzë 12 vjeçe.

Ndërsa Luljeta Nabani, 64 vjeçe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve sapo hyri në studio. Përveç pamjes së saj të veçantë, Luljeta spikati edhe me karakterin, që i bëri të gjithë për vete.

Porgramit u bashkua edhe një gjyshe 62-vjeçare me origjinë nga Tirana.

Nga ana tjetër programit ju bashkuan edhe 6 zotërinj, të cilët do të kenë mundësinë të njihen me 4 zonjat.