Moderatorja Fjoralba Ponari publikoi një koment në Instastory në lidhje me rastin Prishtinës, ku një përdorues vinte theksin te veshja e vajzave dhe grave në publik, si ‘fajtor’ për këto raste.
Ajo shkroi se atij do t’i shkonte më shumë një veshje “burgu ose spitali psikiatrik.”
Me sa duket postimi i moderatores ka marrë reagim edhe nga ndjekësit e saj, ku një prej tyre ka replikuar në storyn e Fjoralbës, duke rënë dakord me komentin e personit që ajo kishte ndarë, dhe duke ofenduar moderatoren.
“Mos të shkon ty veshja e burgut moj robq**e se mirë e ka ai. Vishu sikur je gati për t’u q** ti e prit mos të ngacmojë njeri.”- shkruan ndjekësja e cila në rrjetet sociale identifikohet si Blerta.
Fjoralba publikoi mesazhin e ndjekëses, krahas së cilit shkruan:
“Në fakt shumë afër sugjerimit edhe litarit në qafë ai aksesor, por do ishte shpëtim për qenie të tilla. Por dhe ti me këto mendime s’je larg injorancës së tij. Ti vlen si njeri më shumë seç të kanë mësuar në këtë jetë.”