Me apo pa dëshirën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Velin do i bashkojë gjithmonë një faktor i vetëm; djali i tyre, Arbori.
Dyshja vendosën që ti jepnin fund lidhjes së tyre vite më parë, por shpesh janë parë bashkë kur është bërë fjalë për djalin e tyre.
I ftuar së fundmi në një intervistë, Vin Veli ka treguar se si janë raportet sot mes tij dhe Borës.
“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin.”-tha ai për T7.
Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.
“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.