E ftuar speciale ne panelin e jurise gjate spektaklit te sotem ne DWTS ishte valltarja e njohur e Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore, Lili Cingu.
Ajo u tregua shume bujare me piket dhe fjalet e saj ndaj konkurrenteve dhe nje moment i doli kunder gjykimit te Dalina Buzit.
Teksa po kritikonte performancen e Arbrit, Lili e nderpreu Dalinen duke i thene:
“Nuk eshte valle e lehte, eshte jashte mase e veshtire. Se kishte pak gabime, nuk do te thote se ishte dobet”.
Gjykimet e jurise ne pergjithesi e sidomos te Dalines jane komentuar shpesh nga publiku si gjykime jo dhe aq bujare, e mesa duket Bora ndan te njejtin mendim.
Pas fjaleve te Lilit, moderatorja i kthehet Dalines:
“Ja pra Dalina se shume kritika beni ketu, vijne te ftuar special dhe i vleresojne tamam konkurrentet “.
Nje tjeter moment kur Bora komenton pas gjykimit te Dalines ishte edhe ai pas performances se Julkes.
Teksa anetarja e jurise i kerkoi te punonte me shume me levizjen e kraheve, Bora iu drejtua:
“He mi Julka, se kaq e thjesht duket, nje cik krahet“
Kujtojme se pak dite me pare edhe Arbana Osmani shprehu pakenqesine e saj ndaj gjykimeve te jurise, ku me ane te nje postimi ne InstaStory shkroi:
“Realisht, po shihja dhe mbreme dhe une si nje njeri qe s’di te kercej fare (po fare fare) mahnitem nga ata. Madje ajo juria here pas here me ben nervoze se them si ka mundesi qe nuk iu pelqeuuuuuuuuu: gjejne bishta per ca gjera kot ata konkurentet bejne cudira. Mos me pyesni mua, se mua si kercimtare me pelqejne te gjithe. Pa perjashtim”.