Dita e sotme ka patur si kryetemë ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e jashtë të “Top Channel”.
Godina e kompanisë mediatike u qëllua me breshëri armësh me pasojë vdekjen e rojes Pal Kola, 60 vjeç.
Mirëpo, duket se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur vetëm sot!
Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon se edhe 3 ditë më parë pranë “Top Channel” janë dëgjuar të shtëna me armë.
Në video shihen Kristi dhe Elvisi që komentojnë zhurmën që dëgjohet jo larg shtëpisë së Big Brother. “Ishte automatike…afër dhe larg ndodhin gjërat”, “Por nuk ishte shumë”, dëgjohet teksa bisedojnë banorët.
Kujtojmë se të shtënat e mbrëmjes së djeshme u dëgjuan edhe nga banorët e BBVA, konkretisht nga Qetsori dhe Kristi, pasi shtëpia e Big Brother është ngjitur me godinën qendrore të televizionit.