Një video me protagonist presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan është bërë virale në rrjet. Kreu i shtet turk shihet duke goditur në kokë një fëmijë gjatë një inagurimi pasi ai ka prerë shirtin.
Videoja nuk u shpëtoi mediave dhe u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta.
Rreth këtij veprimi ka reaguar edhe Olti Curri, i cili ka publikuar disa video në Instastory duke e konsideruar veprim “të sëmurë dhe diktatorial”.
Më tej ai uron që kryeministri shqiptar mos ta përsërisë një veprim të tillë këtu në Shqipëri duke shtuar se Rama ka shumë dëshirë ta imitojë Erdoganin.
Skandaloze, në këtë video duket Erdogan i cili godet me çok kokës një fëmijë të vogël, që mesa duket ka prerë shiritin e inagurimit para se ta bëjë ai vet.
Më thoni ju nga zero tek Edi Rama sa diktator dhe idiot duhet të jesh, që të godasësh një fëmijë të vogël se ka bërë një gjë që e bëjnë fëmijët, përderisa ke ftuar fëmijë aty në ceremoni dhe tashmë po shfrytëzon imazhin e fëmijevë për të dalë i dashur me popullin etj etj, atëherë pritet që ai padashje të gjej gërshërët aty afët e te presë shiritin.
Nuk është nevoja ta godasesh. Një veprim i sëmurë, idiot, diktatorial. Nejse uroj që kryeministri shqiptar mos ta përsërisë një veprim të tillë këtu në Shqipëri pavarësisht se ai ka shumë dëshirë ta imitojë Erdoganin.
Do thoni pse e bëri femija atë gjest, e bëri pikërisht se është femijë dhe normalisht mund t’i kenë thënë mos e bëj ose kujdes por ai e ka bërë.
Tani nuk mund të denohet nga nje i rritur publikisht e të goditet me çok, madje fëmija në kete rast është Erdogani!”