Motrat Pojani kanë qenë në qëndër të kritikave ditën e djeshme, kjo pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara, shiheshin motrat Pojani teksa qeshnin dhe kërcenin mbi varrin e stërgjyshes së tyre.
Kaq mjaftoi që personazhe të shumtë të shfaqeshin të revoltuar pas këtyre skenave.
Megi Pojani u ‘detyrua' të bëjë një reagim pas situatës që vetë ajo krijoi.
Megjithatë, duket se sqarimi i Megit nuk “ia ka mbushur mendjen” publikut, të cilët kanë vendosur që mos ta suportojnë më moderatoren në rrjetet sociale.
Megi ka humbur më shumë se 5 mijë followers përgjatë ditës së djeshme, “një ndëshkim” që ndoshta do e bëjë të kuptojë që veprimi që bëri është i pahijshëm.
Para se videoja të publikohej, ajo numëronte mbi 492 mijë followers, ndërsa sot ka zbritur në 487 mijë të tillë.
Nuk dihet nëse veprimi i Megit do të ‘ndëshkohet' dhe nga ‘Top Channel', të cilët i kanë besuar moderimin e “Big Brother Fan Club”.