Deklarata e parë e Edonit para se të zbulohej në natën e parë të BBVK ishte se ai është “në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”.
Teksa u prezantua në BBVK në natën e parë ai erdhi si Victoria Owns dhe tha se për shumë gjatë ka veshur rrobat e të dashurës.
Më tej kurioziteti për të kuptuar më shumë nga jeta personale e Edonit vetëm sa shtohej.
Javë më parë i ftuar në “Kultura” ishte Edoni me të dashurën e tij Lisa për të realizuar një sfidë çiftesh, mirëpo kjo video po merr tashmë vëmendje e po bëhet virale pas pjesmarrjes së Edonit në BBVK.
Kujtojmë se pak ditë më parë Edoni ka treguar se ka qenë abuzues i drogave vite më parë por kanë qenë prindërit ata që e kanë shpëtuar.
Më tej, aktori theksoi se dëshiron shumë që me personazhin e tij të ndryshojë popullin, ku sipas tij, nuk duhen paragjykuar anëtarët e komunitetit LGBT.
“Unë kam qenë abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë. Prindërit e mi më kanë shpëtuar nga ajo rrugë. Në momentin që unë kam dal prej rehabilitimit që kam qenë, asnjëherë nuk kam marrë më drogë. Tani jam edhe aktor e në vendin tim, unë dua të bëj një ndryshim në masë dhe tregun e shoh si një mundësi timen për të zhvilluar popullin tonë dhe jo të paragjykojnë anëtarët e komunitetit LGBT, specifikisht personat trans. Duhet që ata të lihen të lirë që ta jetojnë jetën ashtu siç duan. Victoria Owns, personazhi im, është një vepër e imja për të sjellë ndryshim”, tha ai ndër të tjera.