Çifti i njohur i showbizit shqiptar Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish të jenë mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Ata shpesh futen “live” në rrjetin social Tik Tok, herë të dy dhe herë edhe me miq të tjerë. Por, gjatë videove “live” nuk mungojnë as zënkat mes tyre.
Ditën e djeshme, reperi ka treguar më shumë seç duhet pasi ai i drejtohet një ndjekësi duke i thënë se Arbenita fal pesë vakte, rit fetar për myslimanët.
Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak modeles, e cila është nervozuar me partnerin e saj dhe ka shkuar i ka kërkuar llogari, pasi gjatë “live-t” për shkak të dy profileve të ndryshme qëndrojnë dhe në dhoma më vete.
“Ej, ta futa bllok!” thotë ajo para se të shkoj në dhomën ku ndodhet reperi dhe t’i drejtohet: “Të kam thënë diçka. Mos i trego gjërat e mia se nuk kam qejf.”
Por, më pas, teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë ka ndodhur një incident që ka nervozuar jo pak Feron.
Në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe mamaja e Feros.
Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim.
Por, siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, ai nuk i ka dhënë fare shpjegim, por e ka gjuajtur me një send që kishte në dorë, pamje që janë duke bërë xhiron e rrjetit.