Video e Megi Pojanit në varreza, reagon e shokuar Rozana Radi

Megi Pojani është kryefjala e ditës së sotme në rrjetet sociale pas një video që iu bë virale.

Moderatorja shihet tek varri i stërgjyshes teksa kërcen e qesh duke bërë gjeste të turpshme.

Pas shumë personazheve, pak më parë ka reaguar edhe artistja Rozana Radi.

E prekur, ajo tregon se si sot para 16 vitesh ajo ka humbur mamanë e saj. E pikërisht sot, sapo ka hapur sytë është përballur me videon e Megit.

Ndër të tjera, Rozana shprehet se është e shokuar dhe se nuk gjen dot justifikim për atë veprim.

https://www.instagram.com/reel/Cravq48tiQu/?utm_source=ig_web_copy_link