Artistja Dua Lipa ishte disa ditë në Meksikë dhe pati përvojën fatkeqe të dëshmonte se si një tërmet me shkallë 7,7 Rihter shkundi kryeqytetin e Meksikës.
Këngëtarja, disa orë më parë ka dhënë një koncert në kryeqytetin meksikan, si pjesë e turneut “Future Nostalgia”.
Pas koncertit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet e rrethuar nga disa persona, teksa pret të evakuohet nga tërmeti.
Në video shfaqet këngëtarja 27-vjeçare duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur.
Ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e rrjetit ishte fakti se Dua ka qenë me të dashurin e shumëpërfolur ,Aron Piper.
Pak para tërmetit ata janë kapur në club bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet.