Me hyrjen e tij ne “Big Brother VIP Kosova”, reperi i njohur Stresi eshte kthyer dhe njehere ne qender te vemendjes.
Pas nje diskutimi me banoret e shtepise, ka qene pikerisht Stresi ai qe ka rikujtuar ish-gruan e tij, Keisin.
“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.
Kujtojme se persa i perket jetes private te Stresit, u perfol se pas ndarjes nga Kejsi, reperi ka nisur nje romance te re.
Dyshimet linden pasi ai u shfaq krah nje vajze misterioze. Per kete reagoi dhe vete Stresi ku nder te tjera u shpreh se “ka shume te dashura”.
“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- u shpreh Stresi.