Krist Aliaj dhe Luiz Ejlli megjithëse janë parë shpesh të afërt brenda shtëpisë së BBV, kjo nuk i ka stepur ata në përfshirjen e debateve të forta.
Së fundmi dyshja kanë komentuar sipas mendimit të tyre lojën e njëri-tjetrit, situatë e cila agravoi deri në ofendime.
Një mendim për këtë situatë të krijuar në shtëpi e kanë dhënë dhe familjarët e Kristit, të cilët i menaxhojnë dhe llogarinë e Instagramit.
Kështu, në një postim të publikuar ata shprehen:
“Përparësia e shpirtërores mbi atë materiale që Sudja mashkullore këtu nuk kupton, është njohja që materialja dhe arritjet e jashtme nuk sjellin përmbushje ose lumturi të qëndrueshme dhe kuptimplotë. Në të kundërt, dimensioni shpirtëror i jetës shpesh përfshin kultivimin e cilësive të tilla si mirënjohja, ndjeshmëria dhe mençuria, të cilat mund të sjellin përmbushje më të thellë dhe më të qëndrueshme. Shpirtërorja përfshin lidhjen me të tjerët në mënyrë kuptimplote, reflektimin mbi vlerat dhe besimet e dikujt dhe të jetuarit në përputhje me parimet etike”.
Mirëpo ajo çka tërhoqi vëmendje ishin komentet e familjarëve të Kristit në komente.
Ata u shprehën se Luizin e mbështesin vetëm injorantët dhe pabuksit, teksa shtuan në mënyrë ironike ti hedhin “lypsit” para në GoFundMe.
“Njeri koti, pa profesion, pa ide, veq sa me ngren pa pare aty, njeti lyff dhe koti”, shkroi një ndjekës, të cilit familjarët iu përgjigjën:
“Vetem ju injorantet dhe parzite pabukse jeni me Luizin. Hudhi noi pare Sudes se ka dal me lyp Gofound me”.
/Lokimagazine.com