Vetëm 44 ditë pasi u martuan, Merve Bologur dhe Mert Aydin i dhanë fund martesës duke u futur kështu në listën e çifteve të famshme që u zgjati më së paku martesa.
Dyshja u martuan me 2 Tetor ndërsa lajmin për ndarje e ka bërë të ditur vet aktorja përmes rrjeteve sociale: Nuk funksionoi, faleminderit… Kjo është jeta… Fat i mirë për Mert. Faleminderit për ditët tona të bukura.
Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015.
Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.